Pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm, për shkak të një rrjedhje të mundshme gazi nga një cilindër LPG, është shembur një ndërtesë në Strada Bramafame 42, në rrethin Madonna di Campagna. Një fëmijë 4-vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Aron vdiq në aksident. Nëna, pas shpërthimit, e cila ndodhej nën rrënoja, arriti të thërrasë për ndihmë. Por ishte shumë vonë për djalin.

Nga ky shpërthim kanë mbetur 4 të plagosur. Një 22-vjeçar, me djegie në 50 përqind të trupit të tij, u nxor i gjallë nga rrënojat, por në gjendje shumë të rëndë dhe u transportua në një spital të Torinos. Tre persona të tjerë u shpëtuan gjithashtu. Njëri u dërgua në spitalin Martini, dy të tjerët raportuan mavijosje të vogla në trup.

Ndërtesa dykatëshe, e përbërë nga 6 apartamente, 5 prej të cilave ishin të banuara gjatë shpërthimit nga qytetarë kryesisht me origjinë nga Evropa Lindore, ndodhet pranë Stadiumit Allianz në Torino. Dy persona të tjerë vazhdojnë të jenë nën rrënoja dhe ekipe të shumta po vazhdojnë këkimet. Ndërkohë, për të shmangur shembjet e mëtejshme, të gjitha rrjedhjet e mundshme të mëtejshme të gazit janë kontrolluar dhe monitoruar.

Policia dhe karabinierët kanë ndërmarrë hapa për të mbledhur informacion nga banorët e shtëpisë me shumë kujdes, duke ngushëlluar anëtarët e familjes. I pranishëm ishte edhe një psikolog. Zjarrfikësit kanë ngritur një pikë operative për të koordinuar ndërhyrjet e shpëtimit. Kryebashkiaku Appendino gjithashtu mbërriti në vend në mes të mëngjesit. /tvklana.al