Një burrë turk ka bërë një fotografi me gruan e tij shtatzënë dhe më pas e ka hedhur nga shkëmbi për të marrë para nga shteti.

Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeç dhe foshnjës së tyre të pa lindur ndërsa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi.

Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij nga shkëmbi e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë dhe gjeti vdekjen menjëherë në Qershor 2018.

Vdekja e 32-vjeçares dhe foshnjës së saj nuk ishte aksident kanë zbuluar prokurorët, bashkëshorti i saj e ka hedhur atë nga shkëmbi për të marrë para që ofrohen nga shteti.

Në aktakuzën e përgatitur ndaj burrit, thuhet se ai planifikoi vrasjen e gruas së tij për të marrë një sigurim personal aksidenti prej 400,000 lira turke (40,865 £)

Prokurorët pohuan se e vetmja arsye që ata u ulën në majë të shkëmbit për tre orë ishte që ai të sigurohej që askush të mos i shikonte. Akuza gjithashtu vuri në dukje se Aysal kishte kërkuar pagesën e sigurimit pak kohë më vonë, por kjo kërkesë u refuzua. Gjykata e Lartë Penale në Fethiye ka vendosur që ai të caktohet në paraburgim për vrasje me paramendim.

Në një intervistë me video, vëllai i viktimës deklaroi në gjykatë se: Kur shkuam në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte ulur në makinë. Familja ime dhe unë u shkatërruam, por Hakan nuk u duk as i trishtuar. Motra ime ishte gjithmonë kundër marrjes së kredive. Sidoqoftë, pasi ajo vdiq, mësuam se ajo kishte tre hua të marra. Gjithashtu, Semra kishte një frikë nga lartësitë.

Burri turk ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, duke thënë: Pasi bëri një foto, gruaja ime futi telefonin në çantën e saj. Më vonë ajo më kërkoi t’i jepja telefonin. Unë u ngrita dhe pastaj dëgjova gruan time që bërtiste pas meje kur unë u largova disa hapa larg për të marrë telefonin nga çanta e saj. Kur u ktheva mbrapa, ajo nuk ishte atje. Unë nuk e shtyva gruan time. /tvklan.al