Pas 50 orësh në sallën e operacionit, binjaket siameze Safa dhe Marua nga Pakistani, u arritën të ndaheshin me sukses, në sajë të një ndërhyrjeje spektakolare kirurgjikale të kryer nga një grup mjekësh në një spital të Londrës.

Ardhja në jetë në kushtet e jashtëzakonshme në Janar të 2017, ishte një surprizë edhe për vetë nënën e tyre, e cila i humbi shpresat për mbijetesën e foshnjeve. Më shumë se 100 mjekë e infermierë të Spitalit Great Ormond Street asistuan operacionin tejet të rrallë të dy binjakeve pakistaneze.

“Jam optimist se në datëlindjen e tyre të tretë ato do të mund të ecin. Këtë shpresoj të shoh.”

1 në 10 milionë raste arrijnë t’u mbijetojnë kësaj ndërhyrjeje, shpjeguan mjekët në spitalin britanik.

Tv Klan