Një dukuri e pazakontë ka ndodhur në hapësirë.

Toka dhe Hëna kanë kaluar sëbashku në rrugën e Diellit, duke krijuar kështu një eklips të dyfishtë.

Këtë fenomen e ka kapur një satelit i NASA – s.

NASA ‘s Solar Dynamics Observatory (SDO) ka kapur momentin e kalimit të dy hijeve mbi Diell, mëngjesit e 1 Shtatorit, duke i bllokuar shkurtimisht pikëpamjen satelitit.

Ngjarja e rrallë qiellore nuk ishte e dukshme vetëm nga hapësira apo satelitët. Ajo mund të shihej edhe nga Toka, në disa pjesë të Afrikës Jugore dhe Qendrore.

Shkencëtarët e cilësuan këtë si një pamje spektakolare./tvklan.al