Vilson Tafciu u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj hëne në Tiranë. 28-vjeçari u vra nga persona të paidentifikuar, në afërsi të një lokali në zonën e Astirit.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht mbeten të panjohura. Autorët po ashtu. E teksa policia është angazhuar për të zbardhur ngjarjen, tvklan.al ka mësuar disa detaje nga e shkuara e viktimës, i cili rezulton me precedentë penalë.

Vilson Tafciu mësohet se më 7 Mars të 2018-s ishte larguar nga Shqipëria drejt Francës. Vetëm pak ditë më vonë, më 12 Mars të 2018-s, ai ishte arrestuar nga autoritetet atje për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Për këtë ai u dënua me 1 vit burg. Pasi qëndroi në paraburgim për 8 muaj, Vilson Tafciu u deportua drejt Shqipërisë, më 6 Nëntor të 2018-s./tvklan.al