Kjo është Violeta Gurraj, 47-vjeçarja e cila u gjet e pajetë këtë të hënë në shtëpinë e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Teksa shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, burime bëjnë të ditur se Gurraj ishte me precedentë penalë. Në 2015-n, gjykata e kishte shpallur atë fajtore dhe e kishte dënuar me 5 muaj burg, për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Gruaja mësohet se vuante prej kohësh nga depresioni dhe merrte kurim. Ajo ishte e ve dhe kishte konflikte me familjarët e ish-bashkëshortit.

Në trupin e Gurraj autoritetet konstatuan shenja dhune në pjesën e fytit. Trupi i 47-vjeçares u dërgua në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./tvklan.al