Nga arrestimi në Itali tek humbja e të afërmve në atentat

Erion Alibej është organizatori dhe porositësi dyshuar i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Korrik të këtij viti në Elbasan. Ai është vëllai i Endrit Alibejit, 34-vjeçarit të vrarë në një atentat mafioz më 29 Dhjetor 2018-s sëbashku me xhaxhain Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe shtetasin turk Erdal Durunay 51 vjeç.

Erion Alibej, 34 vjeç, është emër i dëgjuar për autoritetet e drejtësisë italiane. Ai është arrestuar sëbashku me vëllain e tij në vitin 2013 si të përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Erion Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një operacioni të gjerë ku në pranga përfunduan në total 31 persona. Hetimet ndaj kësaj organizate kishin nisur në Maj të vitit 2011. Mediat italiane kanë raportuar atëherë se ky rrjet droge kishte anëtarët e vet shqiptarë edhe në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.  

Sipas mediave italiane, Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kilogramë kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €./tvklan.al