Fakti që doli nudo në evenimentin e rëndësishëm të Grammy, e bëri modelen Bianca Censori “kryefjalë” të mediave në botë. Një tjetër element që është zbuluar për të, është “e shkuara e errët e familjarëve të saj”. Bianca është rritur në Australi, e siç shkruajnë mediat e huaja, familja e saj ka pasur lidhje të forta me krimin e organizuar. Të afërmit e Censorit, madje babai e xhaxhai i saj thuhet se ende kanë “akses” tek bandat kriminale në Australi.

E shkuara kriminale

Eris Censori (xhaxhai i modeles) është dënuar me vdekje për vrasjen e Michael Sideris në 1982-in, vendim që u ndryshua më vonë me “burg përjetë”. Ai ka vuajtur edhe dënimin me 8 vite në qeli për trafik heroine.
Elia (babai i Biancës) që njihet ndryshe si “Leo”, ka qenë po ashtu në burg për 5 vite për posedim heroine dhe armëmbajtje pa leje. Ai është personazh i njohur në botën kriminale dhe ka marrë një sërë kërcënimesh me jetë, aq sa në vitin 1990 u pajis me mbrojtje nga policia. Xhaxhai tjetër i Censorit, Edmondo, është dënuar disa herë për dhunë.

Ish-gruaja e Leos, Faye Glascott, ka thënë në një intervistë se arsyeja e ndarjes ishte pikërisht fakti se “jeta me të ishte aq e vështirë”. Ajo veçoi edhe një episod kur në kuzhinë, kishte gjetur heroinë. Gruaja aktuale e Leos është Alexandra, mamaja e Bianca Censorit. Ata jetojnë aktualisht në Melburn, bashkë me motrat e modeles, Angelina dhe Alyssias.

/tvklan.al