Arjan Curin jemi mësuar ta shohim që të japë analiza dhe shpjegime për çështje të ndryshme gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Mirëpo këtë të premte, ai zbuloi se gjatë fëmijërisë i ka rënë një vegle muzikore. Bëhet fjalë për violinën.

Kjo u zbulua pasi në emisionin “Zonë e Lirë” po diskutohej për këngët që dy partitë më të mëdha në vend, PS e PD, përdorën për hapjen e fushatave më 25 Mars.

Arian Çani: Ti Curi ndryshe nga Zheji, i ke rënë një vegle shumë interesante, e cila është?

Arjan Curi: Violina, i kam rënë violinës.

Arian Çani: I ke rënë kur ishe i ri dhe pastaj e braktise?

Arjan Curi: Nuk e braktisa kalova në kanto pastaj. (Qesh)/tvklan.al