Dhjetëra personazhe sjellin humorin në ekranin e Tv Klan

Në vetëm pak javë, ia dolën të bëjnë për vete publikun shqiptar. Mbrëmja e së shtunës tashmë i përket “Klanifornias”, programit të humorit të Televizionit Klan.

Aktorët e rinj dhe veteranët e humorit kanë sjellë në skenë situata të shumta komike që janë mirëpritur menjëherë nga publiku.

Lisa Kujofsës, që i mungoi për shumë kohë ekranit, deri në momentin që vendosi t’i bashkohet kastit profesionist të aktorëve të Klanifornia, i është besuar një rol që duket se nuk është edhe aq i lehtë për të, ai i imitimit të Monika Kryemadhit.

Isha pak me frikë sepse nuk kisha imituar më parë, dhe duhej bërë një punë kërkimore përpiqesh të gjesh pikat lehtësisht të imitueshme dhe me Monika Kryemadhin sa mund të duket që është e lehtë aq është edhe e vështirë sepse duhet te futesh në psikologjinë si të jashtme edhe të brendshme të personazhit. Është përgjegjësi shumë e madhe.”

Janë një mori personazhesh, që çdo të shtunë, nëpërmjet një pune intensive dhe provave të pafundme, arrijnë të sjellin buzëqeshjen në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Por atyre, të cilët suksesin e kanë të padiskutueshëm me interpretimet e përjavshme, iu bashkuan edhe të tjerë të rinj, si Delinda Disha e Olsi Bylyku.

Formula e suksesit? Duket se është vetëm një.

Fryma, energjia rinore që ka ky program. Fryma kolektive që është shumë e rëndësishme.”, thotë Disha.

Mendoj që çelësi i suksesit është dashuria që kemi për njeri-tjetrin dhe paqja midis nesh”, thotë Bylyku.

Ndërsa Kujofska shton: “Po mos të ishte në harmoni s’do dukej puna aq e mirë.”

Ashtu siç na kishin premtuar, “Klanifornia” shkon përtej humorit.

E kuruar në detaje nga ana vizuale dhe teknike, gërshetimi i performancave të grupit të baletit me muzikën edhe të të ftuarve, e ka bere “Klanifornia”-n në pak javë programin më të ndjekur të së shtunës.

Tv Klan