Një baba i bindur se gruaja e tij po e tradhtonte, përdori iPad-in e vajzës së tyre pesë vjeç për të spiunuar partneren e tij përpara se ta qëllonte për vdekje.

Ali Abulaban, nga San Diego, Kaliforni i njohur si “JinnKid” në TikTok thuhet se kishte akuzuar gruan e tij për tradhti me mikun e saj, Rayburn Cadenas Barron, i cili gjithashtu mbeti i vdekur.

Ana Abulaban, thuhet se i kishte kërkuar atij të largohej nga shtëpia e tyre më 18 Tetor. Si pasojë ai u vendos në një hotel.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ylli i TikTok dyshohet se u kthye në banesën e tyre pasi Ana ishte larguar.

Prokurorët thonë se ndërsa ishte brenda në shtëpi ai instaloi një aplikacion në iPad-in e vajzës së tij në mënyrë që të mund të spiunonte gruan. Në këtë mënyrë ai mësoi se gruaja e tij po shoqërohej me Rayburn.

Aliu dyshohet se qëlloi Rayburn tre herë përpara se t’i drejtonte armën në kokë gruas së tij dhe të tërhiqte edhe një herë këmbëzën. Ylli i TikTok dyshohet se telefonoi nënën e tij për të rrëfyer krimin e tij, më pas shkoi të merrte vajzën e tij nga shkolla ndërkohë që ishte i armatosur

Babai 29-vjeçar thirri policinë teksa drejtonte me vajzën e tij dhe u arrestua 45 minuta më pas.

Policia që atëherë ka konfirmuar dhe identifikuar viktimat e Aliut si Ana Abulaban, 28 vjeç nga San Diego, dhe Rayburn Cadenas Barron, 29 vjeç nga National City.

Siç raportohet nga The San Diego Union Tribune, Zëvendës Prokurori i Qarkut Taren Brast, Ali dyshohet se ka pasur një histori të dhunës në familje.

Ana kishte telefonuar policinë muajin e kaluar dhe madje ka raportuar se i shoqi e kishte shtyrë duke i shkaktuar lëndime të lehta. Ajo kishte planifikuar gjithashtu të paraqiste një urdhër ndalimi.

Detajet e krimit të tmerrshëm u zbuluan gjatë gjykimit të Gjykatës së Lartë të Qarkut San Diego për Aliun.

Aliu u urdhërua të burgosej pa lirim me kusht nga gjyqtarja Kimberlee Lagotta. U lëshua një urdhër mbrojtës që  Aliu të qëndrojë larg vajzës së tij, e cila po kujdeset nga familja, raportoi gazeta San Diego.

Ali, i cili ndiqet nga mbi 940,000 njerëz në TikTok, është i njohur kryesisht për realizimin e skeçeve komedi dhe imitimin e Tony Montanës nga drama e famshme e krimit të vitit 1983, Scarface.

Videoja e tij e fundit në TikTok u ngarkua pesë ditë më parë, ai po aktronte në një skenë ku Tony Montana dështoi në një intervistë për emigracionin. /tvklan.al