Ajo është një këngëtare të talentuar, e cila ndonëse është në fillimet e karrierës, vetëm 17 vjeç, ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në botën e muzikës. Fituese e edicionit të 5-të të spektaklit “Gjeniu i Vogël ”, Inis Neziri ka qenë pjesë e disa festivaleve jo vetëm në vend, por edhe jashtë, madje është vlerësuar me çmime të rëndësishme.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të promovuar videoklipin e saj të parë, “E Theve”. Një baladë, të cilën këngëtarja e ka shkruar dhe kompozuar vetë.

“Shumicën e këngëve unë i kam bërë vetë dhe besoj se më përshtaten më shumë duke qenë se i di aftësitë e mia vokale. Por kam edhe këngë të kompozuara nga kompozitorë të tjerë. Kjo është kënga ime e parë që kam realizuar vetë, por në studio kam akoma këngë të tjera të cilat nuk i kam publikuar ende. “E theve” titullohet kënga dhe titulli nënkupton që u thye zemra, besimi, dashuria. Kënga nuk përcjell një mesazh personal timin, ishte thjeshtë një frymëzim i momentit dhe e shkrova. Kënga është baladë, sepse baladat më përshtaten më mirë si në shije edhe në vokal” , u shpreh këngëtarja./tvklan.al