Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por një studim pretendon se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj.

Të lidhesh me dikë më të vjetër (ose më të ri) është një temë që lë vend akoma për debate.

Përshembull, lidhjet e Leonardo DiCaprio-s me vajza shumë më të reja në moshë janë diskutuar shumë në rrjetet sociale, ose Robert De Niro që së fundmi u bë baba në moshën 79-vjeçare. Partnerja e De Niros, Tiffany Chen, është 45 vjeç, ndërsa DiCaprio, 48 vjeç dihet se preferon të takohet me vajza nën 25 vjeç.

Kur Presidenti francez 45-vjeçar Emmanuel Macronu zgjodh në vitin 2017, bota u trondit nga fakti se gruaja e tij, Brigitte Trogneux, ishte 25 vjet më e madhe se ai.

Ndërsa ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, hulumtimi ka treguar se marrëdhëniet me diferencë të madhe moshe kanë më shumë gjasa të përfundojnë në ndarje. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, sa më e madhe të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes.

Por cila është diferenca ideale e moshës për një çift? Studiuesit besojnë se është një vit! Sipas studimeve të kryera, rezulton se çifti kanë vetëm 3% shanse për t’u ndarë. Megjithatë deri në 5 vjet diferencë është sërish te ajo idealja pasi bazuar në statistika, ka shumë më pak divorce në raste të tilla./tvklan.al