Vipat shqiptarë janë sensibilizuar dhe kanë dhënë ndihmat e tyre për njerëzit e prekur nga tërmeti që tronditi vendin tonë. Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë të ditur se do të ofrojë ndihmën e saj për personat e prekur nga tërmetet.

Për këtë arsye, ajo do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të qenë këtu në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë.

Bebe gjithashtu ka kërkuar që të ndihmohet Shqipëria duke vendosur bashkangjitur postimit të saj edhe linkun ku çdokush mund të kontribojë.

“Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Unë personalisht do të udhëtoj për në Shqipëri, për t’u siguruar se paratë janë vënë në vend të duhur”./tvklan.al