Mungesë marketingu nga organizatorët

U mbajt mbrëmjen e sotme në “Air Albania Stadium” në Tiranë ndeshja e bamirësisë me qëllim mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti. Por ish-yjet e kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë luajtën në një stadium gjysmë të boshatisur.

Në ndeshjen ku merrnin pjesë kampionë dhe emra të njohur të futbollit botëror si Xambrota, Perrota, Karagunis apo Altintop, vetë shqiptarët e kishin neglizhuar, edhe pse bëhej fjalë për një çështje bamirësie, pasi biletat do të shkonin në ndihmë të njerëzve që sot kanë nevojë.

Përgjegjës për një pamje të tillë të stadiumit janë edhe organizatorët, për një dështim në menaxhimin e këtij takimi. Ndoshta organizatorët kishin menduar se futbollistët italianë, grekë dhe turq do të merrnin dhe spektatorët me vete.

Tv Klan