Një baba që vrau brutalisht vajzën e tij tetë javëshe është dënuar me burgim të përjetshëm. Michael Roe i shkaktoi dëmtime fatale në kokë dhe disa thyerje të brinjëve vajzës së tij Holly duke e tundur atë.

Ndihma e shpejtë arriti në shtëpinë e tyre në Crowborough, Sussex dhe panë vajzën që nuk po merrte frymë dhe nuk po i rrihte zemra.

Një ekzaminim pas vdekjes më vonë tregoi se shkaku i vdekjes ishte një dëmtim i kokës dhe mjekët besojnë se kjo ishte rezultat i lëkundjes.

Edhe pse Roe mohoi akuzat , provat nga nëna e saj Tiffany Tate treguan se ai nuk kishte durim me vajzën e tij dhe madje ishte përpjekur një herë ta ushqejë atë përmes hundës me një shiringë gjatë natës.

Ai ka qenë i dhunshëm me vajzën vazhdimisht, në 4 Shtator ai i theu brinjët duke e shtrënguar gjatë ushqimi.

Në 10 Shtator, kur po e ushqente vajzën, ajo pësoi një gjakderdhje në tru dhe babai 33-vjeçar filloi t’i jepte frymë gojë më gojë.

Në fillim të kësaj jave, një juri në Gjykatën Hove Crown e shpalli Roe fajtor për vrasjen e vajzës së tij, ndërsa Tate u dënua për lejimin e vdekjes së Holly.

Sot Roe, nga Alderbrook Close, Crowborough, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Tate, 22 vjeç, u dënua me dy vite burg dhe nëntë muaj.

Kontrolluesit mjekësorë gjithashtu zbuluan se Holly kishte mavijosur në trurin e saj dhe palcën kurrizore dhe brinjët e fraktura. /tvklan.al