“E varfër, por krenare. E keqtrajtuar dhe kryelartë. Edhe pak ka mbetur…”

Me këto fjalë, aktorja turke, Nurgul Yesilcay, ka prezantuar projektin e saj më të ri, që siç thotë vetë ajo pritet të nisë së shpejti.

Aktorja 42-vjeçare shkëlqeu me rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, transmetuar në Tv Klan, ndërsa së shpejti ajo do të shfaqet sërish me rolin e saj në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Vitin e kaluar aktorja ka marrë pjesë vetëm në xhirimet e një filmi në Iran, ndërsa në sezonin e ri 2018-2019 pritet të nisë projektin e saj të ri, emri dhe detajet e së cilit nuk dihen ende.

Ajo që dihet është vetëm se Yesilcay do të luajë rolin e një gruaje të varfër, por krenare, të keqtrajtuar, por kryelartë./tvklan.al