E varrosën në Gusht, në Tetor e “rigjetën”

Posta

E varrosën në Gusht, në Tetor e “rigjetën”

18:54 21/10/2019

Banorët e një fshati vrapuan të tmerruar për t’i ardhur në ndihmë një bebeje të porsalindur, i cili u varros gabimisht nga familja e tij, që mendonte se foshnja kishte vdekur.

Ishte mëngjes dhe dy banorë të fshatit Nanbaita në lindje të Kinës po mblidhnin kërpudha kur dëgjuan një zhurmë të pazakontë. Miq të tyre u afruan për të parë se për çfarë bëhej fjalë dhe shumë shpejt nisën të dyshonin se nën dhe ishte një fëmijë. Ata vendosën të gërmonin, kur dalluan se e qara e fëmijët po zbehej gjithnjë e më shumë.

Pamjet tregojnë sesi banorët e gërmuan dheun me duar përpara se të merrnin një kuti kartoni për të vendosur të porsalindurin. Ai u transferua në spital për trajtim mjekësor.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror“, bebja u gjet më 21 Gusht, por vetëm një ditë më parë, pas gati dy muajsh që autoritetet përpiqeshin të gjenin familjen e të miturit, një person shkoi në stacionin policor dhe tha se ishte gjyshi i tij.

Ai pranoi se bashkë me familjen e kishin varrosur djalin, i cili ishte binjak, pasi besonin se fëmija kishte vdekur pas lindjes.

I identifikuar vetëm me emrin Liu, gjyshi tha se ishte tronditur kur kishte dëgjuar në mediat lokale se fëmijë “kishte ardhur në jetë” dhe kishte vendosur t’i tregonte policisë.

“Pasi lindi në spital, ai merrte frymë me aparaturë, sepse kishte një infeksion serioz në mushkëri dhe nuk mund të merrte frymë. Ai vdiq ditën e dytë. Pasi vdiq e varrosëm, nuk e dinim që ishte gjallë. Ishte shumë surprizuese dhe tronditëse gjithashtu. Nuk resht dot së menduari për të, jam i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë“, u shpreh gjyshi i të miturit.

Autoritetet lokale thonë se janë ende në proces verifikimi të deklaratave të Liu dhe hetimet për ngjarjen vijojnë./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT