I futi duart në fyt dhe më pas e varrosi për së gjalli, por pavarësisht kësaj, ajo ia doli që të mbijetonte.

Kjo është historia e tmerrshme e Stacey Gwilliam nga Swansea, Uells, e cila u la për e vdekur nga i fejuari i saj Keith Hughes.

E ftuar në një program televiziv, 34 – vjeçarja rrëfen se ai e varrosi në një vend pranë bregdetit dhe se iu desh që të përdorte thonjtë për të dalë në sipërfaqe.

gruaja1

“Dallova pjesë të buta lart dhe nisa të gërmoj. Mund të dëgjoja zemrën që më rrihte, si dhe zhurmën e detit. Gjithçka dukej sikur lëvizte ngadalë dhe e vetmja gjë që mund të shihja ishin ngjyra të sfumuara jeshile dhe kafe. Nuk merrja dot frymë, nuk lëvizja dot, isha e paralizuar”,

rrëfeu ajo.

Gwilliam iu desh të qëndronte 26 ditë në spital, 14 prej të cilave në koma të induktuar. Por edhe sot, një vit më vonë nga kjo ngjarje e tmerrshme, ajo ka ende vështirësi në t’u ushqyer dhe për të folur.

mostra

Kur policia e arrestoi të fejuarin e saj, ai i tha oficerëve se nuk do të mund ta gjenin kurrë trupin e 34 – vjeçares. Por Hughes mbeti i shokuar kur iu dha lajmi se në fakt ajo ishte gjallë./tvklan.al