Fatbardha Sinani ka treguar në emisionin “Historia ime” vështirësitë nga martesa me bashkëshortin. Sipas Fatbardhës, gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij i çuan drejt vendimit të divorcit edhe pse ata kishin një vajzë. Por divorci nuk u realizua kurrë sepse burri i saj ndahet nga jeta dhe procedurat mbeten përgjysmë.

38-vjeçarja kërkon që ajo dhe vajza të mos mbajnë më mbiemrin e burrit sepse ka frikë se mos borxhet që ai mund të ketë, do shkaktojnë vështirësi dhe probleme të mëdha për të dhe vajzën. Ndërkohë një tjetër problem i Fatbardhës është dhe heqja e ndihmës ekonomike, që vajza e saj merrte nga shteti. Ndihmë prej 27 mijë lekësh të vjetra, që ajo merrte si një fëmijë jetim, i është hequr hequr pa i dhënë asnjë shpjegim tek komuna e Synejit në Kavajë.

Mirela Milori: E ke dashur ndonjëherë këtë njeri?

Fatbardha Sinani: Me thënë të drejtën edhe e kam dashur, edhe jo. Por meqënëse më bëri gjithë këto gjëra, më ka futur në konflikt, në fund fare se kam dashur fare.

Mirela Milori: Dakord ti mund të mos e doje, por vajza ka të drejtë të ketë mbiemrin e të atit?

Fatbardha Sinani: Ka të drejtë, por është më mirë të ketë mbiemrin tim.

Mirela Milori: Çfarë ke që do që të heqësh mbiemrin e tij dhe nga jeta jote dhe e vajzës?

Fatbardha Sinani: Nuk dua ta dëgjoj më edhe mbiemrin e atij.

Mirela Milori: Ke frikë nga borxhet apo?

Fatbardha Sinani: Edhe nga borxhet se nuk e di çfarë ka bërë ai gjatë gjithë jetës. Se ndoshta m’i del vajzës një konflikt ose diçka dhe dua t’i sqaroj më përpara, prandaj erdha tek ju.

Mirela Milori: Megjithatë ti ke dhe një tjetër problematikë për sa i përket ndihmës ekonomike. Me sa di vajza jote ka marrë një ndihmë ekonomike që ajo nuk e përfiton më?

Fatbardha Sinani: As unë nuk e di se cila është arsyeja që ajo nuk e përfiton më ndihmën ekonomike.

Mirela Milori: Sa merrte fillimisht?

Fatbardha Sinani: 27 mijë lekë.

Mirela Milori: Të vjetra?

Fatbardha Sinani: Po!

Mirela Milori: Pastaj u bënë?

Fatbardha Sinani: Pastaj u bënë 50 mijë lekë!

Mirela Milori: Sa muaj e mori këtë ndihmë ekonomike?

Fatbardha Sinani: 5-6 muaj!

Mirela Milori: Dhe më pas iu ndërpre?

Fatbardha Sinani: Po!

Mirela Milori: Sa kohë ka që i është ndërprerë ndihma ekonomike?

Fatbardha Sinani: Ka 5-6 muaj!/tvklan.al