Mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel, pritet sanksione të reja ndaj Moskës

E veja e Aleksi Navalnit zgjodhi për t’ju drejtuar popullit rus përmes një video-mesazhi, njësoj si edhe lideri i opozitës bënte shpesh. Në këtë video-mesazh 9 minutësh ajo u bëri thirrje rusëve që të luftojnë për një Rusi të lirë dhe për një të ardhme më të mirë.

“Ju kërkoj të ndani inatin me mua. Inatin dhe urrejtjen ndaj atyre që guxuan të na vrasin të ardhmen. Ju drejtohem me fjalët e vetë Alexeit në të cilat ai besonte shumë: Nuk është turp të bësh pak, turp është të mos bësh asgjë.”

Yulia Navalny akuzoi autoritetet ruse për fshehjen e kufomës së Navalny-t dhe prisnin që gjurmët e agjentit nervor Novichok të zhdukeshin nga trupi i tij.

“Tre ditë më parë Vladimir Putin vrau burrin tim, Alexei Navalny. Putin vrau babanë e fëmijëve të mi. Putin më mori gjënë më të shtrenjtë që kam pasur ndonjëherë.”

Deklarata e saj vijnë pasi autoritetet ruse u kanë mohuar të afërmve të Navalny të shohin trupin e tij për të tretën ditë radhazi. Me vdekjen e 47-vjeçarit, opozitës ruse i ka humbur lideri më karizmatik dhe më i guximshëm ndërsa Presidenti Vladimir Putin përgatitet për zgjedhjet e marsit.

Vdekja e Navalnit do të jetë në axhendën e ministrave të jashtëm të BE që janë mbeldhur në Bruksel dhe e veja e Navalnit do të takohet me ministrat e jashtëm nga 27 vendet anëtare .Takimi pritet t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje opozitës ruse ndërsa pritet të diskutohen edhe sanksione të reja ndaj Moskës.

Klan News