Martohesh me të vërtetën apo me gënjeshtrën? Ky vështrim sa në brendesi aq dhe në distancë, me nota zhgenjyese është ai i Vasco Rossit në këngën më të re të publikuar me titull “E vërteta”.

Në tre minuta, këngëtari, legjendë e rrokut italian, ngre pyetje, komenton dhe del në përfuindime, në një qasje reale të botës së sotme, një realiet ku përmbysja e vlerave ka krijuar kaos kolektiv.

Një zgjedhje e vështirë ajo e individit mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, një kompromis që duket kurth për shumicën me qëllim mbijetesën ose arritjen në majë. Por në cilën majë? Gjithmonë përfundon duke u martuar vetëm me një të vërtetë.

Tv Klan