8-vjeçari kërkon ndihmën e Tom Hanks

Ky është Corona De Vries, tetë vjeç nga Australia. Që prej shpërthimit të pandemisë, shokët në shkollë e thërrasin koronavirus. Shumë i mërzitur për këtë, Corona i ka shkruar një letër aktorit të famshëm hollivudian Tom Hanks dhe bashkëshortes së tij.

Në letër djali ka shprehur shqetësimin e tij, ku thotë se emri Corona i pëlqen, por tallja e nxënësve të tjerë e ka bërë të ndihet keq.

Hanks jo vetëm i ka kthyer përgjigje, por i ka dërguar edhe një makinë shkrimi të markës Corona. Aktori hollivudian i shkruan tetë vjeçarit se ka një emër të bukur, që do të thotë kurorë, si unaza rreth diellit.

Në fund Hanks e mbyll me një shënim. “You got a friend in ME!”, ose tashmë unë jam miku yt.

Tv Klan