Së fundmi këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka publikuar dy foto mjaft provokuese ku dukej joshëse me të brendshme të kuqe. Ajo ka pozuar në kuzhinë ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë këtu edhe të reperit të njohur Noizyt.

“Duke i bërë mëngjes mashkullit tim”, ka qenë mbishkrimi i Bebes në këto foto.

Noizy mesa duket është tunduar nga këto foto dhe i ka komentuar këngëtares: Vakt i plotë dhe ëmbëlsirë.

Nuk është hera e parë që reperi i komenton Bebe Rexhës nëpër postimet e saj në rrjetet sociale. Në Dhjetorin e kaluar ai i ka komentuar në një video ku shihej në xhirimet e “Baby I’m Jealous”. “E madhe” i ka shkruar Noizy Bebe Rexhës e cila ishe veshur me një fustan rozë ku gjatë xhirimeve shihej duke ngrënë diçka.

Kujtojmë se këngëtarja në listën e shokëve të saj në Instagram ka shtuar dhe Noizyn ku mesa duket kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe mbase janë bërë dhe miq. /tvklan.al