Dafina Zeqiri gjatë kësaj kohe ka publikuar këngë të reja dhe po e shijon suksesin e tyre. Mëngjesin e sotëm, këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shfaqet si nuse e mbuluar me shami të kuqe.

Ajo që tërheq akoma më shumë vëmendjen është fakti që artistja ka fshirë të gjitha fotografitë e tjera nga Instagrami, duke mbajtur vetëm këtë fotografi.

Ndërsa mes komentesh, vërehet ai i ish-të dashurit të saj, DJ Geek, i cili i shkruan: “Nusja më e bukur”.

Lajmin e ndarjes së tyre e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një interviste pak muaj më parë. Por ky koment ngre shumë pikëpyetje tanimë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Artistët mund të kenë vendosur të ruajnë marrëdhënie të mira shoqërore dhe profesionale, pasi DJ Geek bën pjesë në ekipin meanxhues të këngëtares, “Moneyz Team”.

Dafina ka punuar rreth albumit të ri muzikor, ndërsa kjo foto mund të jetë e shkëputur nga videoklip i saj i ardhshëm.

Por për të mësuar se çfarë fshihet pas kësaj foto do të na duhet të presim edhe pak./tvklan.al