Një grua e martuar, e cila është e virgjër dhe nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale, ka sjellë në jetë një fëmijë. Revati Bordawekar nga India, vuan nga një sëmundje që nuk e lejon të kryejë marrëdhënie me partnerin.

Megjithatë, 30-vjeçarja solli në jetë muajin e kaluar vajzën e saj Eva, pasi u ngjiz me fertilizim in vitro. Pas lindjes natyrale, ajo tani shpreson se do të mund të jetë në gjendje që të kryejë marrëdhënie me bashkëshortin. 30-vjeçarja shpjegon se muskujt e organit të saj seksual shtrëngohen, duke e bërë të pamundur të kryejë marrëdhënie.

Kjo sëmundje quhet “vaginismus” dhe prek rreth 1% të grave. Herën e fundit kur ajo u përpoq të kryentë marrëdhënie me bashkëshortin ishte përpara se të bënte fertilizimin in vitro, në fillim të vitit 2018. Ajo zbuloi sëmundjen e saj pasi analizoi me kujdes simptomat që kishte. Revati ishte 25 vjeç kur u martua dhe që ateherë ka provuar këshilla të ndryshme për t’i dhënë fund sëmundjes së saj. Por asgjë nuk kishte funksionuar. Tani që solli në jetë vajzën në mënyrë natyrale, shpreson se problemi i saj do të marrë fund. /

tvklan.al