Kuçovë- Kjo nuk është hera e parë që i riu Klaudio Naska bie në prangat e policisë.

25-vjeçari banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje” është arrestuar, pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës, thikë puntorin e dyqanit 24 vjeçarin me inicalet E.I, kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të 37 -vjeçarit me inicialet G.D, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të E.I.

Ky i fundit ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:23 aparate celular të markave të ndryshme dhe 1 lap top.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Vjedhje me Dhunë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Kanosje” , e kryer në bashkëpunim”

./tvklan.al