Një 24 vjeçare (e huaj) është gjetur e pajetë sot në një banesë që e kishte marrë me qira në Tiranë. Policia bëri me dije më herët se në trupin e saj janë gjetur plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Teksa hetimet vijojnë, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se kanë qenë pronarët e banesës ata të cilët kanë njoftuar blutë. Ai thekson se e reja jetonte aty prej disa ditësh, bashkë me partnerin e saj.
“Nuk i kishin parë prej 2 ditësh çiftin e huaj”, thotë gazetari.
Sipas të dhënave paraprake ende nuk dihet nga janë me origjinë, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme. Pronarja e banesës u ka kërkuar kartën ID, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kishin. Kur ka shkuar në një moment të dytë për dokumentet, ata nuk i kanë hapur derën. Burri është në kërkim nga policia, ndërsa ka gjasa të jetë larguar nga Shqipëria.
/tvklan.al