“Zemër Luana” në Tv Klan me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza!

Të ftuarit e kësaj mbremje kanë qenë Ghetto Geasy, MC Kresha, Lyrical Son dhe Onat.

Gjatë lojës së dy shokëve të ngushtë, Mc Kreshës dhe Lyrical Son, ata u vendosën përballë shuplakave gjigante dhe pyetjeve pikante sa e njihnin njëri-tjetrin.

Pyetjes se “Cili ka patur numër më të lartë të partnereve kur kanë qenë më të rinj”, Kresha u përgjigj se ai, ndërsa cili prej tyre “ul hundën kur zihen”, ata zbuluan se i pari që e bën këtë veprim është Lyrical.  /tvklan.al