Një elektricist ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës.

Policia njofton se 35- vjeçari me inicialet K.Xh, banues në Durrës, me profesion elektricist, ka rënë në kontakt me energjinë eklektike duke riparuar një difekt në një shtyllë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al