E zë korrenti, 30-vjeçari bie nga lartësia

Foto ilustruese

E zë korrenti, 30-vjeçari bie nga lartësia

16:49 22/08/2019

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur këtë të enjte në Tiranë, pasi e zuri korrenti e më pas ra nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në rrugën “Demokracia”.

Sipas policisë, i riu me iniciale V. N, dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ra nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegie.

Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori