Një grua humbi tragjikisht jetën këtë të mërkurë në Kukës, pasi e zuri korrenti. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kolsh. Burime zyrtare sqarojnë se viktima, një 53-vjeçare me iniciale Z.O., po ndizte pompëm e ujit kur e zuri korrenti.

Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se gruaja u dërgua në spital nga familjarët pa shenja jete. Në vendngjarje, një grup hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të plota të saj./tvklan.al