Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen në Shënkoll të Lezhës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Në një njoftim për mediat, policia thotë se u njoftuar për ngjarjen rreth orës 17:15.  

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet konstatuan se 32-vjeçari me inciale L.B, i cili banonte në Tiranë, ka qenë duke peshkuar në një kanal në Shënkoll dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.

I riu u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, por ndërroi jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al