Një 70-vjeçare në Durrës ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit gjatë paradites. Viktima me iniciale D.G. humbi jetën menjëherë në banesë sapo ra në kontakt me korrentin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.   /tvklan.al