Një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës pasditen e kësaj të diele në fshatin Fierzë të Fushë Arrësit.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 kur elektricisti 34-vjeçar me iniciale P. C. ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte në shtyllë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al