Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në Vlorë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar.

56-vjeçari me iniciale P. H., ishte punonjës i OSHEE Vlorë, por në momentin që humbi jetën policia thotë se po punonte privatisht në një banesë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al