Aktorja turke Tuvana Turkay i ka dhënë fund lidhjes së saj pothuajse 2 vjeçare me futbollistin e Fenerbahces, Alper Potuk.

Deklarata e saj se “Emrin e Alperit nuk dua as ta zë më me gojë”, ka bërë që media turke të interesohet për arsyen e kësaj urrejtjeje mes ish-të dashurve, që po shkonin drejt martesës.

Sipas “HaberTurk”, aktorja e njohur për rolin e Baharit në serialin “Diamante dhe Dashuri”, transmetuar në Tv Klan, e ka kapur “mat” të dashurin e saj duke festuar me femra në shtëpi.

Pasi i dashuri nuk i është përgjigjur në telefon, Turkay mësohet se është nisur për tek shtëpia e tij. Por ai nuk u përgjigj as pasi aktorja trokiti në derë. Kjo bëri që Turkay të dyshonte edhë më shumë dhe u fut në banesë fshehurazi nëpërmjet oborrit.

Aty pa të dashurin e saj tek zbavitet me një shok dhe dy femra. Ajo u largua menjëherë nga shtëpia duke i dhënë fund edhe lidhjes së saj me futbollistin.

Kjo mësohet se është hera e dytë që aktorja ka zbuluar tradhtinë e të dashurit të saj. Në dhjetor të vitit të kaluar e fali, por tani Potuk e kishte “mbushur kupën”. /tvklan.al