E zë poshtë presa metalike, humb jetën 47-vjeçari

E zë poshtë presa metalike, humb jetën 47-vjeçari

12:43 20/09/2019

Një 47-vjeçar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Mirditë, si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja ndodhi në minierën e Spaçit dhe sipas policisë, 47-vjeçari i cili punonte si magazinier, dyshohet se humbi jetën pasi e zuri poshtë një presë metalike.

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike”, thuhet në një njoftim të policisë së Lezhës.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT