Një këmbësor humbi jetën pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë, pasi e zuri poshtë një skrep. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat.

Sipas policisë, viktima është një 60-vjeçar me iniciale N.H. Ai dyshohet se u zu poshtë aksidentalisht nga skrepi i një firme private që kryente punime në këtë rrugë, në rrethana të paqarta.

Autoritetet policore thonë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të saj./tvklan.al