Unaza e gjelbër e Rita Orës, të cilën ia ka dhuruar bashkëshorti i saj, Taika Waititi mund t’jua bëjë me zili.

Gjatë një interviste me Jimmy Fallon, këngëtarja zbuloi më në fund unazën e fejesës. “Ai zgjodhi mirë”, tha Ora ndërsa ngriti dorën përpara kamerës për të treguar një smerald gjigand të vendosur në një katror të ndritshëm, ku ajo kishte shtuar edhe unazën e martesës.

Ti e di se çfarë do dhe u ndjeva sikur vërtet e dija që doja të isha me këtë njeri dhe doja që të shkonte si duhet”, tha Rita. “Kështu që mund ta kem çuar deri te dyqani dhe i kam treguar pikërisht atë që doja”, shtoi ajo.

Sipas një eksperti, unaza e Ritës mund  të vlejë rreth 500.000 Dollarë.  “Unaza mahnitëse ka një smerald 10-karatësh  të vendosur në një aureolë. Smeraldët kolumbianë janë më të kushtueshmit në botë, kanë një ngjyrë të bukur të thellë dhe ndonjëherë duket sikur shkëlqejnë.  Smeraldët janë gjithnjë një zgjedhje simbolike si unazë fejese sepsee njerëzit në kohërat e lashta i mendonin si premtim të fatit të mirë”, tha Maxwell Stone.

Vetëm pak ditë më parë, Rita Ora konfirmoi martesën e saj me regjisorin e njohur./tvklan.al