Missi dhe aktorja shqiptare Almeda Abazi, e cila u martua këtë javë në Amerikë me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman, ka publikuar një mesazh të thumbues për turqit dhe falenderues për shqiptarët.

Mesazhi i saj ishte për të gjithë “miqtë” dhe “shokët” turq, me të cilët ka ndarë shumë  në atë vend, por që nuk janë kujtuar ta telefonojnë apo urojnë në ditën e saj më të rëndësishme.

Falenderoj sërish të gjithë miqtë dhe shokët që më kanë telefonuar, pyetur dhe uruar në ditën më të lumtur të jetës time, ditën që realizova ëndrrat e mija, momentin që mora vendimin më të rëndësishëm në jetë. Mirëpo, nuk e kaloj dot pa e thënë edh këtë: Në një kohë që të afërt dhe të largët, gjithkush që njoh në Shqipëri më telefonoi, madje teksa merrja mesazhe urimi edhe nga vende të ndryshme të botës; më ka habitur fakti që shumica e njerëzve, me të cilët kam ndarë shumë gjëra në Turqi, nuk më kanë telefonuar. Kjo do të thotë se kuptimi im rreth miqësisë dhe shoqërisë nuk u përputhka me të tyrin. Suksese në jetë të gjithëve!

”, shkroi Almeda.

Ky postim në “Instagram” është cilësuar nga media turke si “rebelim” ndaj disa prej miqve të saj.

Almeda dhe Tolgahan u martuan në një ceremoni shik, me pjesëmarrjen e rreth 40 vetave, në Los Angeles, SHBA më 13 Shkurt, ditën që Missi Shqiptar mbushi 25-vjeçe.

Kjo ishte një ndër dasmat më të përfolura të vitit në Turqi.

Almeda Abazi, e cila ka lindur në vitin 1992 në Shqipëri, është zgjedhur Miss Albania dhe Miss Globe në vitin 2008. Më pas ajo është zhvendosur në Turqi, ku ka marrë mësime aktrimi dhe përveç të tjerash ka luajtur edhe në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në Dhjetor 2015, Almeda ka prezantuar “Këngën Magjike”, së bashku me Ardit Gjebrean.

I dashuri i saj, Tolgahan Sayisman është një prej aktorëve më të pashëm dhe më të paguar turq. Abazi dhe Sayizman cilësohen si një prej çifteve më të bukura turke dhe janë gjithnjë në vëmendjen e medias./tvklan.al