Me qindra vepra të përfunduara në të gjithë Shqipërinë

Më shumë se 100 projekte fotovoltaike të përfunduara në të gjithë Shqipërinë dhe qindra të tjera në proces ndërtimi është bilanci i kompanisë Eco Energia. Kjo kompani ka operuar e para në vendin tonë, nga viti 2014; në projektime, instalime dhe konfigurime sistemesh fotovoltaike.

I pranishëm në panairin dy ditor të Energjisë në Expo City, presidenti i Eco Energia, z. Rako Paja vlerëson mundësinë e eventeve të tilla dhe thotë se energjia solare është një zgjidhje për bizneset për menazhimin e krizës dhe zerimin e faturave të enegjisë.

Eco Energia ka tejkaluar 100 impiante të instaluar funksionalë dhe ka mbyllur rreth 450 impiante të radhës që vazhdojnë çdo ditë që montohen. Në botë vetëm Kina prodhon panele por ne kemi zgjedhur t’i marrim nëpërmjet Gjermanisë, kjo na garanton cilësinë e lartë të prodhuar për Gjermaninë dhe për impiante të instaluara për 25 vjet të mos kemi probleme”, deklaroi z.Rako Paja, president i Eco Energia. 

Por ka edhe pengesa në këtë sektor. Z. Paja thotë se është e domosdoshme që matja e energjisë të jetë vjetore dhe jo mujore dhe mos të ketë kufizim të sasisë së impianteve të instaluara. 

 “S’ka arsye që qytetari të presë çdo muaj erdhi faturisti, nuk erdhi. Kemi disa biznese që konsumojnë më shumë se 500 kilovat. Ta çojë në një megavat”.

Sipas Z. Paja përfitimet nga përdorimi i paneleve fotovoltaike janë të shumta; eleminon faturat e energjisë, kthen shpejt investimin dhe mbron mjedisin. Panairi shihet si një mundësi e mirë në vorbullën e krizës për të trajtuar situatën aktuale të sektorit të energjisë.

Klan News