Interi siguroi kualifikimin në Champions League, për herë të dytë në tre sezonet e fundit. Zikaltërit kanë eliminuar ekipe që shiheshin si favoritë, si Bayern Munich fillimisht dhe më pas Barcelonën.
Ecuria e italianëve në Champions këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme dhe këtë e konfirmojnë mësë miri shifrat.
Interi gjatë gjithë kompeticionit, ka qenë vetëm 16 minuta në disavantazh ndaj kundërshtarëve. 6 minuta në “San Siro” kundër Barcelonës para golit të barazimit të Acerbit, 6 minuta në ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Bayernit dhe 4 minuta në Leverkusen, në humbjen e vetme.
Në 14 ndeshjet, me 1260 minuta, duke përjashtuar kohën shtesë, të luajtura nga Interi këtë sezon në Ligën e Kampionëve, zikaltërit kanë qenë në disavantazh vetëm për 16 minuta në total.
Një fakt sensacional, që dëshmon për rrugën e mrekullueshme që i çoi të besuarit e Simone Inzaghit në finalen e Mynihut.
/tvklan.al