8 ekipe shqiptare kualifikohen në raundin e dytë të turneut europian

Ekipet shqiptare vijojnë të bëjnë mrekullinë në Kupat e Europës. 8 skuadra kanë arritur që të sigurojnë kalimin në turin e dytë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Konferencë Ligë. Bëhet fjalë për ekipet e Superligës shqiptare, Teuta, Partizani, Laçi e Vllaznia, ato kosovare, Prishtina e Drita, ndërsa nga Maqedonia e Veriut do vijojnë rrugën për më tej Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi.

Kjo e fundit luajti një derbi shqiptarësh me Llapin për të kaluar më tej, e nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhte, kishte gjasa që numri i ekipeve shqiptare në Europë të rritej. Gjithsesi, vetëm skuadrat që erdhën nga turet kualifikuese të Champions League, Teuta, Prishtina e Shkëndija e Tetovës janë të favorizuar dhe mund të kalojnë në turin e tretë të Konferencë Ligë, pasi gjejnë përballë rivalë të kalueshëm konkretisht, durrsakët andorianët e Inter Ekskaldes, Prishtina, Uellsianët e Konahs dhe Shkëndija,  letonezët e Riga.

Partizani ka shortin më të vështirë pasi sfidon Bazelin e shqiptarëve, Taulant Xhaka e Edon Zhegrovës. Kurbinasit gjejnë si rival rumunët e Krajovës, ndërsa për Vllazninë  fati rezervon qipriotët e AEL Limasol. Kundërshtarë i fortë dhe për Dritën, pasi do masë forcat me Fejnordin e madh, ndërsa për Shkupin, portugezët e Santa Klara. Kalimi në raundet e Kupave të Europës mbush edhe arkat e klubeve shqiptare, që kanë grumbulluar deri më tani mijëra euro fitime.

Klan News