Rivalët e radhës të Shqipërisë në Grupin E janë Ishujt Faroe, një kombëtare që është e 125 në renditjen e FIFA-s, 57 pozicione poshtë Shqipërisë. Ndeshjen e parë zyrtare e luajtën më 24 gusht 1988 kundër Islandës ku humbën 1-0. Fitoren e parë e morën në miqësore ndaj Kanadasë po 1-0 më 2 Korrik 1988 pas anëtarësimit në FIFA.

Fitoren e parë në takimet ndërkombëtare e kanë arritur kundër Austrisë më 12 Shtator 1990 në kualifikueset e Euro 2022. Për herë të parë, ekipi mori pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës në 1994.

Fitorja më e madhe e skuadrës erdhi më 7 qershor 2021, kundër Lihtejnshtejnit 5-1. Humbja më e thellë erdhi kundër Jugosllavisë 8-1. Skuadra mori dy fitore të bujshme kundër Greqisë në kualifikueset e Euro 2016.

Më 14 nëntor 2014 mundi helenët 1-0 në Athinë, ndërsa më 13 qershor 2015 fitoi në Torshavn 2-1 kundër Greqisë. Në edicionin 2018-2019 të Ligës së Kombeve, kombëtarja u mund në Prishtinë nga Kosova 2-0 dhe barazoi 1-1 në shtëpi.

Ishujt Faroe morën një fitore të bujshme në shtator të 2022 kundër Turqisë në shtëpi, me rezultatin 2-1. Me këtë sukses ata vendosën rekord, duke shkuar në 4 takime të pamposhtur.

Pikat më të forta të rivalëve të kuqezinjve janë Klaemint Olsen dhe Joan Simun Edmundsson me 18 gola në total në kompeticionet ndërkombëtare. Bashkë me mesfushorin Brandur Hendriksson do të jenë kërcënimi më i madh për djemtë Silvinjos.

Mosha mesatare e ekipit është 27.8 vite, ndërsa vlera totale shkon në 3.48 mln Euro. Përfaqësuesja ka marrë një pikë në transfertë ndaj Moldavisë dhe humbi në shtëpi kundër Republikës Çeke dhe gjendet në vend të fundit në grup.

Klan News