Thirrje qeverisë: Do sillnin zhvillim të futbollit
Ecuria e ekipeve shqiptare në Kupat e Europës i ka pëlqyer tej mase Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së ndoqi nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” sfidën mes Vllaznisë e AEL Limmasol, e mbyllur në fitoren e qipriotëve dhe rrjedhimisht eliminim e shkodranëve nga Conference League.
Nga Shkodra, Presidenti i FSHF,Duka i bëri thirrje edhe njëherë qeverisë që futbolli shqiptar të mos mbetet informal.
Teuta dhe Laçi vijojnë garën në Conference League, ku i presin rivalë shumë të fortë, respektivisht Shamrok Rovers dhe Anderleht.
Klan News