Këngëtari britanik Ed Sheeran është vënë  sërish nën akuzë. Ai është paditur, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Let’s get it on” nga Marvin Gaye, duke i kërkuar dëmshpërblim plot 100 milionë Dollarë.

“Let’s get it on” ishte hit në vitin 1973 dhe që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore. Dy këngët ngjasojnë me njëra-tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor.

Kohë më parë Ed Sheeran është përballur me akuza po për të njëjtën këngë, por gjithnjë i ka mohuar ato. Akuza më e fundit është bërë nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye.

Ed Sheeran u akuzua një vit më parë për një tjetër shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.

Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë sipas tyre kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”.

Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar rreth kësaj akuze.

Klan Plus