Këngëtari dhe partnerja e tij mirëpritën një vajzë

Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seabron janë bërë prindër për herë të dytë. Ishte vetë këngëtari i njohur që njoftoi në Instagram lajmin e gëzueshëm për mirëpritjen e një tjetër vajze.

Sheeran publikoi një foto të një palë çorapeve të bardha në një batanije ngjyrë kafe dhe shkroi: Dua t’ju njoftoj të gjithëve se mirëpritëm edhe një tjetër vajzë të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të dhe tejet të lumtur që jemi bërë një familje prej 4 personash.

Është e paqartë se kur ka lindur fëmija i dytë çiftit. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2015, por vendosën të martoheshin disa vite më vonë saktësisht në Janar 2019.

Kujtojmë se këngëtari ka shkruar shumë këngë për gruan e tij,  përfshirë hitet e njohura si “Perfect” dhe “Shape of You” e që numërojnë miliona klikime në kanalin YouTube.

Madje partnerja e tij morri pjesë në videoklipin këngës “Put It All On Me” që është bashkëpunim me këngëtaren Ella Mia.

Klan News