Pas ardhjes në jetë të vajzës Lyra ai donte t’i përkushtohej familjes

Ed Sheeran është një nga muzikantët më të njohur në botë dhe mjaft i suksesshëm, por ai ka shprehur se ka patur moment kur ka menduar të shkëputet nga ajo.

Pasi u bë baba ai dëshironte të përqendrohej në rritjen e vajzës së vogël Lyra.

Unë do të bëhem baba, nuk do të luaj më muzikë”,-u shpreh 30-vjeçari duke iu referuar kohës së ardhjes në jetë të së voglës.

Por fatmirësisht , krijuesi i hitit “Bad Habits” ndryshoi mendje dhe vendosi se ishte më mirë për të dhe familjen e tij që ai të vazhdonte të bënte muzikë.

Sidoqoftë pasi këngëtari u shkëput  për pak kohë nga muzika, Ed shpjegoi se ai e kuptoi se ishte më e rëndësishme që Lyra të rritet duke ditur se prindërit e saj punojnë shumë.

Këngëtari është shprehur më parë se ai nuk mendon se suksesi i tij duhet të matet me shitjet e biletave dhe albumeve por sa cilësore në të vërtetë janë këngët e tij.

Klan News