Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se ai është martuar fshehurazi me të fejuarën e tij Cherry Seaborn, pasi ai vuri në dukje unazën gjatë një interviste.

Këngëtari britanik ka pranuar se nuk do të bëntë asgjë publike nëse vendoste të martohej me të dashurën e tij, ndërsa tregoi që po mbante një unazë në gishtin e dorës së majtë.

Ed dha lajmin për fejesën e tij me Cherry-n, në Janar nëpërmjet një postimi në instagram ku shkruante:

“U bëra me të fejuar pak para vitit të ri”.

Në intervistë Ed u pyet:

“Po në lidhje me detajet e dasmës? Keni zgjedhur një datë? Ku do të ndodhë?”

Në vend që të refuzonte të përgjigjej, këngëtari me famë botërore u mundua të jepte një përgjigje, para se të tregonte dorën ku dukej një unazën prej argjendi.

Duke supozuar se kjo do të thotë se ai ishte martuar me Cherry, intervistuesi tha:

“Ah në rregull”

, duke shtuar një të qeshur.

Më pas ai tha:

“Kjo është shumë emocionuese! Urime miku im! Urime! Si arrite ta fshihje këtë gjë?”

Ed u përgjigj:

“Epo unë kurrë nuk do t’i bëj gjërat shumë publike gjithsesi”./

tvklan.al